Portugalia ka fituar titulline kampionit të Evropës ‘Euro 2016′ që u mbajt në Farncë, pas që në finale ka mposhtur kombëtaren nikoqire me rezultat 1:0, të vetmin gol që e shënoi Eder në minutën 109’.
90 minuta të rregullt kaluan pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të vazhdimeve, portugezët befasuan të gjithë me golin e Eder, i shënuar nga më se 30 metra distancë.
Në pjesën e parë kur supërylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo u largua nga loja pas një lëndimi në këmbën e tij të majtë, kishte një zhgenjim të madhë nga tifozët portugez, mirëpo, atë që shumë pak e kanë pritur, Portugalia rrëmbeu titullin e kampionit evropian të futbollit “Euro 2016” që u mbajt në Francë.
Ky është titulli i parë dhe i vetëm i Portugalisë që ka fituar ndonjëherë në ndonjë kampionat evropian të futbollit. /Gazeta KNN
https://www.dailymotion.com/video/x4jt46b_cristiano-ronaldo-crying-after-eder-goal-portugal-1-0-france-10-07-2016-hd_sport