Sport

Portugali-Francë, tmerr për portugezët

Portugalia ka një bilanc të tmerrshëm me Francën në 9 ndeshjet e fundit dhe pikërisht kjo mund të jetë një arsye e fortë se pse francezët janë favoritë sonte.
Iberikët, janë treguar gjithmonë një kafshatë e lehtë për Francën.

Kështu të paktën tregojnë 9 ndeshjet e fundit, ku Franca ka bilanc të jashtëzakonshëm, duke shënuar 9 fitore, përcjellë “Lajmi.net”.

Fitoren më të thellë në këto sfida, francezët e shënuan në vitin 2001, ku fituan 4:0.