Një avion i vogël ka bërë një zbritje emergjente në një plazh plot me pushues afër Lisbonës, të mërkurën, duke mbytur një burrë dhe një vajzë 8-vjeçare, kanë bërë të ditur autoritetet.
Qindra pushues ndodheshin në plazh në Kaparika, rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit portugez, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se disa prej tyre kanë vrapuar drejt detit, për të shmangur avionin, raporton The Daily Telegraph.
Autoriteti Kombëtar Detar i Portugalisë ka thënë se burri dhe vajza kanë vdekur në plazh. Mosha e tij nuk është bërë e ditur, por sipas mediave lokale ai ishte 50-vjeçar, transmeton Gazeta Express.
Avioni i vogël, me dy persona në bord, është dukur në vështirësi teksa ka fluturuar ulët mbi pushuesit që po rreziteshin, duke shkaktuar panik të madh në plazh, kanë treguar dëshmitarët. /Express/