Skuadra e Portos dëshiron ta largojë Iker Casillasin nga skuadra në janar
E ardhmja e portierit spanjoll, Iker Casillas, është larg Portos. Përveç që ka përfunduar në bankën rezervë, situata për ish-portierin e Real Madridit është bërë edhe më e komplikuar.
Sipas mediave spanjolle, Porto po dëshiron ta largojë në janar Casillasin për t’iu shmangur dënimit për Fair Play financiar, përcjell Express.
Casillas, i cili u transferua në Porto në vitin 2015 nga Real Madrid, ka kontratë deri në verën e vitit 2015. /Express/