Sport

Portland befason Spurs

Portland Trail Blazzers kanë arritur të fitojnë në fushën e San Antonio Spurs.
Damian Lillard dhe CJ McCollum ishin të pandalshëm për mbrojtjen e San Antonios duke realizuar së bashku 62 pikë, në triumfin e Blazzers me rezultat 110:106.Lillard realizoi 36 pikë ndërsa McCollum shtoi 26 për fitoren e 30-të sezonale, që i jep shpresë Portlandit për të luftuar deri në fund për një vend në play-off, transmeton KosovaPress. Në anën tjetër ekipit nga Teksasi, nuk i mjaftuan as 34 pikët e Kawhi Leonard për të shmangur disfatën e shtatë në AT&T Center këtë stinor. Kjo humbje i prish punë Spursave që sërish mbeten prapa Golden State Warriors në garën për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.10 fitore në 11 ndeshjet e fundit në shtëpi për Boston Celtics, që këtë herë triumfuan ndaj Minnesota Timberwolves 117:104.
Isiah Thomas realizoi 27 pikë dhe Al Horford shtoi 20 të tjera për fitoren e 43-të sezonale të Celtics.Nuk gabon Houston Rockets që përballë pati ekipin më të dobët në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Lakers 139:100. James Harden ishte më meritori në fitoren e Rockets, duke regjistruar një triple-double të radhës me 18 pikë, 13 asistime dhe 12 kërcime. /KosovaPress/