Fabricio Agosto Ramirez, portieri i Besiktasit, e ka përjetuar rëndë disfatën nga Dinamo Kievi në Ligën e Kampionëve
Ramirezit i janë mbushur sytë me lot, në minutën e 45-të, kur ekipi ukrainas shënoi golin e katërt, shkruan Express.
Besiktas u mposht 6:0 nga Dinamo Kiev, derisa u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve. Tani klubi turk garat do t’i vazhdojë në Europa League. /Express/