Politologu Donik Sallova thotë se nëse grupi parlamentar i PAN-it refuzon ta ushtrojë të drejtën dhe detyrën për ta propozuar një kandidat të votueshëm për kryetar të Kuvendit, kjo duhet të konsiderohet shkelje e betimit të deputetit nga deputetët e këtij grupi.
“Për pasojë një padi në gjykatën kushtetuese do t’ua merrte mandatet deputetëve në fjalë, për mos ushtrim të detyrës së deputetit të përcaktuar me kushtetutë! E drejta ekskluzive për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, nuk nënkupton edhe zgjedhjen e tij me automatizëm, sidomos kur nuk e ke shumicën parlamentare. Madje, në këtë rast kandidati edhe pse i propozuar formalisht nga PAN-i duhet të jetë konsensual. Ose PAN-i t’i ofrojë për votim kuvendit disa kandidatë”, ka deklaruar profesor Sallova./Indeksonline/