Aktuale

Policia ua bastis shtëpinë boshnjakëve në Pejë, i arreston ata

Dy meshkuj boshnjakë janë arrestuar nga Policia, pasi gjatë një aksioni në bodrumin e shtëpisë së njërit prej të dyshuarve është konfiskuar një pushkë dhe 24 fishekë, ndërsa tjetri me armën e cekur është fotografuar, shkruan Indeksonline.

”Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj k-boshnjakë pasi që njësiti policor gjatë realizimit të një bastisje në bodrumin e shtëpisë të njërit të dyshuar ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë dhe 24 fishekë, ndërsa i dyshuari i dytë me armën e cekur është fotografuar. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregull”.

the authorE B