Sport

Policia publikon masat për sfidën Shqipëri-Marok

Ndeshja miqësore ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Marokut, do të luhet nesër në orën 20:30, në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, në qytetin e Shkodrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv parashikohen masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të. Kështu, në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.