Policia e Kosovës dhënë njoftimin zyrtar rreth vdekjes së aktorit Art Kurti, i cili u gjet i vdekur sot në Gjakovë.
“Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A. K i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Gazeta Express.
Bëhet e ditur se pranë trupit të vdekurn të aktorit, i cili ishte edhe këshilltar për të rinjë në kabinetin e kryetarit të komunës, u gjet një armë.
“Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra.Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha provave në vendin e ngjarjes”. /Express/