Aktuale

Policia kërkon kosovarin në Tiranë, kjo është arsyeja

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim kosovarin A.G., 35-vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëjetueses S.B, vjeç 25, banuese në Tiranë.

Policia ka lëshuar menjëherë urdhrin e mbrojtjes së viktimës.

Materialet tashmë janë referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndërsa policia po punon për kapjen e A.G./Indeksonline/

the authorE B