Një grua rreth moshës 50 vjeçare është gjetur gjatë ditës së djeshme në Liqenin Artificial në Mitrovicë pa shenja jete. Ajo rreth orës 17:00 ajo është parë mbi ujë nga vizitorët qe gjendeshin në atë pjesë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka deklaruar se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së kësaj gruaje.
“Rreth orës 1q7:00 të pasdites së djeshme në lokacionin e quajtur te ‘liqeni Artificial’ në Mitrovicë është gjetur trupi i pa jetë i një gruaje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat që quan në këtë vdekje”, ka thënë Zahitit.
Ndërkohë që me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i gruas është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion./Express/