Aktuale

Policia jep detaje për vdekjen e fëmijës 4 vjeçar dhe pronësinë e banesës së djegur

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare. Mësohet se banesa ka qenë pronë e një femre-shtetase e Shqipërisë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ata kanë dhënë detaje për këtë rast tragjik.

Zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

Ekipi i zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po merret me rastin.

“Me 07.04.2018 rreth ores 06:15 ne lagjen Ulpiana -Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeq. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.Njësiti i zjarrëfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, tha Policia për Gazetën Express.

the authorE B