Aktuale

Policia jep detaje për vdekjen e 69 vjeçarit në Gërmi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një 69 vjeçari me inicialet B.K. gjatë ditës së djeshme në pishinën e Gërmisë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë në pishinën e Gërmisë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

the authorE B