Aktuale

Policia jep detaje për shtëpinë e djegur në Tophane

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e cila u përfshi nga zjarri në lagjen Tophane, kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Sic kishte raportuar Indeksonline, shtëpia u përfshi nga zjarri në ora 2 pas mesnate.

“Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar 5 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/

the authorE B