Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku humbi jetën një 17-vjeçar

Një 17 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ndodhi mesditën e së dielës në fshatin Sankoc të Drenasit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur derisa i riu i cili ka qenë duke e drejtuar motoçikletën aksidentalisht ka humbur kontrollin mbi të.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Njoftimi i policisë:

Fshati Sankoc, Drenas 03.06.2018 – 13:45. Derisa viktima mashkull K/Shqiptar i moshës 17- vjeçare ka qenë duke e drejtuar motoçikletën aksidentalisht ka humbur kontrolli mbi motoçikletë. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

the authorE B