Rajon & Botë

Policia izraelite e vret një vajzë palestineze 16-vjeçare (Foto +16)

Një vajzë palestineze 16-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga policia izraelite, për siç raportohet, tentim sulm me thikë në Portën e Damaskut në Jerusalem.
“Femra terroriste iu afrua oficerëve të Policisë Kufitare, të cilët ishin duke patrulluar në Portën e Damaskut, dhe e çoi thikën në ajër drejt oficerëve, dhe terrorisja u qëllua dhe plagos rëndë,” ka thënë zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld, transmeton Express.

Ajo ka vdekur më vonë nga plagët e plumbave të shumtë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës e ka identifikuar vajzën si Fatima Abe del-Rahman Hajiji nga Qarawat Bani Zeid, në veri të Ramallah.

Dëshmitarët e rastit kanë thënë se vajza ishte rreth 10 metra larg oficerëve kur u qëllua me mbi 20 plumba.

Asnjë oficerë izraelit nuk është lënduar në incident./Express/

the authorE B