Aktuale

Policia interviston personat që po e ruajnë shtatoren e Skënderbeut

Policia ka shoqëruar ne stacionin policor dy persona të cilët janë intervistuar në lidhje me pretendimet e tyre se janë duke siguruar-ruajtur bustin e Skënderbeut, raporton Express.

Policia ka thënë për Express që pas intervistimit është kuptuar se të njëjtit nuk posedojnë leje valide për të kryer një punë të tillë si dhe nuk janë të autorizuar nga ana e institucioneve kompetente për ruajtjen e monumenteve.

Te dy këta persona pas intervistimit janë liruar ne procedurë të rregullt, përderisa policia po pret rekomandimet e prokurorit te shtetit për procedim të mëtejmë. /Express/

the authorE B