Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Kqiq të Mitrovicës, të cilit i janë gjetur katër vetura të padoganuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që tek i i njëjti janë gjetur katër vetura me targa angleze të pa doganuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/