Aktuale

Policia gjen 127 mina në Prishtinë

Në fshatin Keqekollë të Prishtinës njësitë policore kanë gjetur disa mjete të pashpërthyera.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes 127 mina- antikëmbësori dhe 683 eksplozivë TNT pa detonator.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente. /Indeksonline/

the authorE B