Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, i cili nuk ka dëgjuar policët që e urdhëruan të ndaloj.
“Është arrestuar në një pikë kontrolli i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pasi është ndaluar për shkak të kundërvajtjes në komunikacion me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, ka refuzuar që t’ua japë dokumentet për kontroll zyrtarëve policorë, duke tentuar që të largohet me veturë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/