Sport

Policia e Madridit burgos 12 huliganë polakë (Video)

12 huliganë të skuadrës polake, Legia Warszawa, kanë përfunduar prapa grilave në Madrid.

Tifozët e skuadrës së Legia Warszawa janë përleshur me policinë spanjolle, para ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Por, huliganët polakë kanë pësuar keq, pasi 12 prej tyre kanë përfunduar në burg, raporton e përditshmja sportive madrilene AS.