Gjatë ditës së djeshme raportohet se Policia ka arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara në të gjitha rajonet e vendit.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.