Me vendimin institucioneve që automjetet të mos qarkullojnë në kryeqytet, është shkaktuar një kaos trafik.
Policia e Kosovës, gjendet në çdo rreth edhe udhëkryq të vendit, duke bërë monitorimin por edhe seleksionimin e automjeteve, të cila lejohen të qarkullojnë nëpër rrugë.
Gazeta Express, e ka përcjellë nga afër disa rrugët e Prishtinës dhe ka vërejtur që policia është duke lënë në qarkullim automjetet zyrtare, dhe disa automjete tjera. Mirëpo, shumicën e automjete i ka kthyer mbrapsht, që këta të fundit të gjejnë rrugë dytësore për qarkullim.
Në një intervistë të shkurt me nje polic rrugor, ai ka thënë për Express se është pak i vështirë menaxhimi i gjithë komunikacionit por janë duke e bërë të pamundurën.
“Jemi duke e bërë të pamundurën dhe po mundohemi që automjetet t’i largojmë nga qendra duke ju udhëzuar atyre rrugët dytësore”- ka thanë polici në fjalë për Express.
Ndryshe vendimi i komunës parasheh të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës duke filluar nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00.
Automjetet e transportit publik, emergjenca, Policia e Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EUELX-it, Drejtoria e Inspektoratit, taksitë e licencuara, automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta, të cilat bartin shenjë identifikuese.
Zonat e ndaluara përfshinë këto rrugë: Bulevardi “Bill Klinton”, nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilanit” dhe “Bekim Fehmiut”, gjegjësisht deri te shtatorja “Bill Klinton”, Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, nga rrethrrotullimi i flamurit, rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve, rruga “Edmond Hoxha” te Salla “1 tetori”, rruga “Ilir Konushevci” nga hyrja e drejtimit të Podujevës dhe hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugën e UÇK -së dhe “Fehmi Agani”./GazetaExpress/