Aktuale

Policia arreston pesë persona në Podujevë, tentuan të kryenin grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët kishin tentuar të që të kryenin një grabitje në fshatin Dumosh të Podujevës.

“Policia është njoftuar për rastin dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku në bashkëpunim me një banorë të fshatit, kanë arrit që të arrestojnë një person të dyshuar:

B. P mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndërkohë që katër personat e tjerë të përfshirë në rast, kanë arritur që fillimisht të largohen me një veture të tipit Golf 2, duke goditur një zyrtarë policor (i lënduar lehtë), me veturën e tyre.

Mirëpo, afër vendit të ngjarjes (pas pak minutash), patrulla tjetër policore ka arrit të ndaloj veturën Golf 2, dhe të arrestoj katër personat e dyshuar:

Q.B mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
S. P mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A.P mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
I. P mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nga ana e hetuesve policor për ekzaminim është konfiskuar edhe vetura”, thuhet në njoftim.

the authorE B