Scott Disick, është ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian me të cilën kanë tre fëmijë Manson, Penelope dhe Reign.
Ai në 10 vjetorin e serisë “Keeping Up with the Kardashians” ka pohuar se edhe për kundër lidhjeve me femra të tjera, dashuria e tij e vetme është Kourtney, shkruan Indeksonline.
“Ajo është e vetmja grua që kam dashur në jetë, është shumë e mirë” tha Scott.
Pas ndarjes së çiftit në vitin 2015, Scott ka pasur shumë lidhje dashurie duke veçuar lidhjen e tij të fundit me bukuroshen Sofia Richie.

