Manchester United do të luajë kundër Saint-Étienne në fazën tjetër të Europa League
Është hedhur shorti në Europa League ku skuadra angleze Manchester United, do të përballet me atë franceze, Saint-Étienne, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje pritet të jetë e veçantë për mesfushorin francez Paul Pogba, pasi te Saint-Étienne luan vëllai i madh, Florentin Pogba.
Florentin Pogba është 26-vjeçar, 3 vjet më i vjetër se Pogba, dhe luan në rolin e qendërmbrojtësit. Për ta do të jetë e veçantë kur të takohen në Europa League në shkurt të 2017. /Express/