Sport

Pogba: Refuzova Realin e Barçën për Unitedin

Paul Pogba tregon se ka pasur oferta nga Spanja.

Mesfushori francez është kthyer gjatë verës te Manchester United, pas tre viteve të kaluara te Juventusi në Serie A.

Përkundër ofertave nga dy gjigantët botëror, Real Madrid dhe Barcelona, Pogba tregon se ka dashur që të luante vetëm për ‘Djajtë e Kuq’, transmeton KosovaPress.

“Kam ardhur këtu pasi që kam qëllime të mëdha, United është një sfidë për mua” ka thënë Pogba për SFR Sport.

“Kam mundur të shkoja te Reali apo Barcelona, pasi që ato ishin të interesuara për mua. Zgjodha të kthehesha, pasi që zemra më thoshte ta bëja një gjë të tillë. Ndjenjat për këtë klub më sollën këtu”.

“Dua të fitoj me Manchester United, pasi që nuk kam arritur ta bëja më herët. Gjithmonë e kam thënë se do të kthehesha dhe ia kam arritur qëllimit tim”.

Pogba është transferuar gjatë verës nga Juventusi te United për shumën rekorde prej 105 milionë eurosh.