Sport

“Pogba nuk është as afër nivelit të Gerardit”

Trajneri i Newcastle, Rafa Benitez insiston se Paul Pogba nuk është as afër nivelit që kishet Steven Gerrard

Rafa benitez nuk e dëshiron një krahasim në mes të Steven Gerrard dhe Paul Pogba, pasi thitë se francezi duhet të luaj edhe për shumë vite në nivele të larta.

Ai e pranon se Pogba është lojtarë i madh, por thotë se i duhet më shumë kohë për t’u konfirmuar.

“Pogba si Gerrard? Ata janë të ndryshëm. Stevie ishte top-lojtarë për shumë vite. Ai ishte shumë konstant dhe mund të bënte diferencën në çdo ndeshje, me dha pa top”, tha fillimisht Benitez për mediat angleze.

“Ai ishte top lojtar. Pogba është lojtar i madh, por ende i duhet të jetë konsistent për disa vite siç ishte Gerrard për 10 ose 15 vite”. /Express/