Sport

Pogba në Manchester United për 120 milion euro

Manchester United nuk e ka ndërmend të ndalet me transferimin e lojtareve në Old Traford

Pasi transferoi Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic, tani mediat e huaja shkruajnë që Jose Mourinho është pranë transferimit më të madhin këtë verë.

Për dallim nga Lione Messi, Neymar, Cristano Ronaldo dhe Gareth Bale, të cilët kanë arritur që të transferohet për afër 100 milion euro në ekipet përkatëse, duket se ky do të jetë transferi më i shtrenjtë në histori.

Marrëveshja në mes të Manchester United dhe Juventusit është rritur dhe Pogba do të rikthehet në Manchester, pasi që dy klubet janë marrë vesh për një shumë transferi prej 120 milion eurove.