Sport

“Pogba kritikohet ashtu si Bale”

Ish-mesfushori i Francës thotë se Pogba është duke u kritikuar ashtu si Gareth Bale

 

Paraqitjet e Paul Pogbas nuk kanë qenë edhe aq të mira që nga transferimi i tij në Manchester United gjatë verës.

Por, ish-mesfushori i Francës, Florent Malouda, mendon se kritikat ndaj tij janë për shkak të shumës së lartë që “Djajtë e Kuq” kanë paguar për të, ashtu siç ndodhi vite më parë me Gareth Bale, përcjell Gazeta Express.

“Pogba është i ri dhe i talentuar. Të gjithë kënaqen duke shikuar atë. Por, shuma e madhe e paguar për të, ka bërë që ai të jetë në presion dhe të kritikohet më shumë se që duhet për paraqitjet e tij. Ngjashëm ndodhi edhe me Bale, i cili ishte fantastik në Angli. Edhe te Reali po luan mirë, por në fillim kritikohej shumë, ashtu si sot Pogba”, ka thënë Malouda.