Sport

‘Pogba, James dhe Balotelli janë tre lojtarët të mbivlerësuar në botë’

Antonio Cassano ka thënë se Paul Pogba, James Rodriguez dhe Mario Balotelli janë lojtarët më të mbivlerësuar në botë
Sulmuesi italian, Antonio Cassano ka treguar tre futbollistët më të mbivlerësuar, ku sipas tij janë Paul Pogba, James Rodriguez dhe Mario Balotelli.

Ai madje tha se këta futbollistë janë shumë më fat, pasi nuk vlejnë aq sa janë shitur.

“Tre lojtarët më të mbivlerësuar? Pogba, James Rodriguez dhe Balotelli. Pogba nuk i meriton 120 milionë euro, James nuk i meriton 80 milionë”, tha Cassano për Gazzetta dello Sport.

“Balotellit i dëshirojë shumë fat në Francë ku po ia del shumë mirë, por ai dhe Pogba janë më shumë fat, pasi menaxhohen nga një agjent shumë i mirë si Mino Raiola”. /Express/