Sport

Pogba drejt largimit nga United

Asi francez mund të largohet nga Old Trafford gjatë verës, pasi mospajtimet me teknikun portugez duket se kanë arritur pikën kritike

Mino Raiola është duke u munduar ta bindë Paul Pogba të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni.

 Pogba ka pasur mospajtime me Jose Mourinho në javët e fundit dhe agjenti i lojtarit ka telefonuar skuadra tjera për ta transferuar lojtarin gjatë verës.

Asi francez nuk ishte pjesë e XI-ës titullare të Mourinho në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sevilla, duke shtuar spekulimet për një mundësi të tillë.