Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në fshatin Lupç të Podujevës një veturë në lëvizje e ka goditur viktimën-femër dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar, njofton policia, transmeton Express.