Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nga Podujeva pasi e rrahu nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mesditë. “Podujevë 09.07.2018-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare”, njofton Policia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.