Sport

Podolski-Schweinsteigerit: Transferohu në këtë ligë

Lukas Podolski këshillon Bastian Schweinsteigerin për një transferim në Major League Soccer (MLS), në SHBA.

Sulmuesi i Galatasarayit, Lucas Podolski e ka këshilluar Bastian Schweinsteigerin që të transferohet në kampionatin amerikan.

“Mendoj se transferimi në Amerikë do të ishte diçka pozitive në aspektin personal, por edhe për jetën familjare e rritjen e fëmijëve. Sigurisht, do të ishte e mundur aktivizimi në kampionatin e atij vendi së bashku me Schweinsteiger. Ajo që po i ndodh te Manchester United nuk është e drejtë”, tha Podolski për Bild.

Kujtojmë se Schweinsteiger është lënë jashtë skuadrës së parë të Manchester Unitedit dhe momentalisht po stërvitet me rezervat e skuadrës.