Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenhamit, e ka lavdëruar strategun e Atletico Madridit, Diego Simeone
Strategu i Atletico Madridit, Diego Simeone ka marrë lëvdata nga menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Ky i fundit, para ndeshjes mes Tottenhamit dhe Atleticos, e ka vlerësuar Simeone si një nga trajnerët më të mirë në botë.
“Unë e konsideroj Simeonen një nga menaxherët më të mirë në botë. Ai i ka të gjitha meritat, pasi nuk është e lehtë me një ekip si Atletico të luajë dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, dhe ta fitoj një La Ligës”, ka thënë Pochettino. /Express/