Sport

Pochettino flet për të ardhmen: Ky është kampionati që dua

Mauricio Pochettino thotë se ai “do të donte” të kthehej në menaxhim në Premierligë.

Trajneri argjentinas ka mbetur pa punë pasi u shkarkua nga Tottenham në nëntor pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, megjithë arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pochettino ka qenë shumë i lidhur me punën e Manchester United në të kaluarën, ndërsa Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus gjithashtu raportohet se kanë treguar interes për të.

“Për të qenë i sinqertë, unë do të doja të punoja në Premierligë”, tha ai. “Do të jetë e vështirë, unë e di, dhe tani për tani është një moment për të pritur dhe ne do të shohim se çfarë ndodh”.

“Është një moment rikuperimi, të mendoni pak për veten tuaj dhe të jeni gati sepse në futboll gjithmonë mund të ndodhë diçka dhe duhet të jeni gati”.

“Jam gati dhe pres një sfidë të re. Kam besim dhe besim se sfida tjetër do të jetë fantastike”, deklaroi Pochettino. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN