Sport

A po e paralajmëron Romero largimin e De Geas (Foto)

Sergio Romero ka thënë se dëshiron të bëhet portier i parë i Manchester Unitedit
Portieri argjentinas, Sergio Romero insiston se dëshiron të bëhet zgjedhja e parë e Jose Mourinhos në Manchester United.

Kështu ai mund të ketë edhe paralajmëruar largimin e portierit të parë David de Gea, i cili po kërkohet me ngulm nga Real Madrid.

“Zgjodha të vij në United për shkak se sa klub i madh është. Një nga klubet më të mëdha në botë dhe unë nuk mund t’i thoja jo”, tha Romero gjatë një konference për media.

“Kam treguar se çfarë portieri jam dhe se mund të luajë për këtë skuadër. Unë mund të bëhem numër një, krejt varet nga puna që bëj. Qëllimi im është që të qëndroj në United”.

Romero këtë edicion ka luajtur në 18 ndeshje për Unitedin, shumicën e tyre në Kupë dhe Europa League. /Express/