Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se dje është plagosur me armë zjarri një mashkull i moshës 37 vjeçare.
Sipas policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, por pas një kohe të shkurtër policia ka arritur ta arrestoj atë.
Pas kontrollit, policia ia ka konfiskuar edhe armën me të cilën e ka kryer veprën dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Me 13.07.2017 rreth orës 18:50, në rrugën “12 Qershori” të Ferizajt ka ndodhur një rast “Vrasje në tentativë”, me ç’rast nga e shtëna me armë zjarri është plagosur (I.M. 37 vjeç) nga Ferizaj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në emergjencë dhe pastaj transferohet në QKUK në Prishtinë.
Policia iu ka përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë pistolete.
Sipas raporteve të para të hetuesëve policor në vendin e ngjarjes, rastit i ka parapri një mosmarveshje e qastit.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes,por policia ka arritur të arrestojë pas një kohe të shkurtë dhe bëhet fjalë për (A.Z. 29 vjeç) si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Arma e konfiskuar është e markës EKOL TUNA 8mm me një karikator dhe dy fishekë.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me rastin si dhe ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë. /Indeksonline/