Një person është arrestuar në fshatin Zabel i Epërm të Gllogocit, pasi që i njëjti pas një mos marrëveshje, me pistoletë ka shtënën dhe ka plagosur dy meshkuj të cilët e kishin sulmuar me shufra të hekurit.
Pistoleta me tre fishek është konfiskuar. Të plagosurit janë në QKUK për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/