Rajon & Botë

Plaçkitje masive, hajnat e vjedhin një monedhë të arit 100kg që vlen miliona euro

Policia në Berlin njofton se hajnat e kanë thyer Muzeun “Bode” në kryeqytetin gjerman dhe kanë ikur me një monedhë të arit që peshon 100 kilogramë, e cila kap vlerën e miliona eurove.

Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen, tha se hajnat u futen sot përmes dritares rreth orës 3.30 të mëngjesit, dhe e vodhën monedhën “Big Maple Leaf” duke ikur para se policia të mbërrinte.

Policia gjeti një shkallë afër një hekurudhe.

Raportohet se monedha kap vlerën e 4.5 milionë dollarëve në treg.

the authorE B