Kombëtarja e Gjermanisë e ka përfunduar me epërsi pjesën e parë të takimit ndaj kombëtares së Meksikës.
Në takimin që është duke u zhvilluar në kuadër të turneut Kupa e Konfederatave, që po zhvillohet në Rusi, Leon Goretzka tundi dy herë portën kundërshtare (6’ dhe 8’).
Takimi është duke u zhvilluar në gjysmëfinale, ku fetusi i takimit të sotëm, do të ndeshet me Kilin, i cili mbrëmë ka mposhtur Portugalinë, pas ekzekutimit të penalltive, transmeton KosovaPerss.