Pjanic ka mohuar që lojtarët të jenë fjalosur në finale të Championsit.
Miralem Pjanic mohon raportet se lojtarët e Juventusit janë fjalosur në zhveshtore në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – “asnjëra nga këto nuk është e vërtetë”.
Ishte raportuar se Leonardo Bonucci ishte fjalosur me Paulo Dybala dhe Andrea Barzagli, një thashetheme që thuhet se ndikoi që qendërmbrojtësi të shitej tek Milani.
“Kam lexuar çdo gjë, asgjë nuk është e vërtetë”, insistoi Pjanic, duke folur për Sky.
“Shpresoj se do të pushojnë së foluri për këtë sepse asgjë nuk ka ndodhur përveç bisedës së ekipit të Allegrit, dhe do të kthehemi për Ligë të Kampionëve këtë vit”.
“Ne e humbën ndeshjen kundër një kundërshtari shumë të fortë, i cili u tregua më i mirë se ne”, përfundoi Pjanic. /Gazeta Express/