Pique duket i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu”.
Barcelona është mposhtur 2:0 nga Real Madridi në ndeshjen e kthimit për Superkupën e Spanjës, të cilën “Los Blancos” e fituan për herë të dhjetë në histori.
Mbrojtësi i katalunasve, Gerard Pique, e ka pranuar se Reali momentalisht është i pakapshëm, duke thënë se po ndihen inferior ndaj tyre.
“Në nëntë vite sa kam qenë këtu, për herë të parë po ndihem inferior ndaj real Madridit. Është e vërtetë se ata fituan edhe më parë Ligën e Kampionëve, por nuk ka shumë kohë që ne kemi fituar këtu”, u shpreh Pique. /Gazeta Express/