Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, ka zbuluar se cili lojtar është favorit për ta fituar Topin e Artë.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka befasuar të gjithë. Ai ka thënë se Cristiano Ronaldo është favorit për ta fituar Topin e Artë.
Por, reprezentuesi i Spanjës është i bindur se Lionel Messi vazhdon të jetë lojtari më i mirë në botë.
“Cristiano Ronaldo ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën. Pra, ai është favorit për ta fituar Topin e Artë”, ka deklaruar Pique.
“Por, Lionel Messi ende konsiderohet lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka theksuar Pique. /Express/