Qendërmbrojtësi Gerard Pique është i lumtur në Barcelonë dhe tashmë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës
Gerard Pique ka kontratë me Barcelone deri në vitin 2019, por ai do të qëndrojë edhe më gjatë se aq, shkruan Mundo Deportivo.
Kjo pasi ai dhe Barcelona tashmë kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës dhe marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejtë.
Pique në Barcelonë ishte kthyer në vitin 2008 nga Manchester United, duke u bërë ikonë e skuadrës Katalonase. /Express/