Sport

Pique e tepron me deklaratën e tij pas kalimit në finale

Gerard Pique është deklaruar pas kalimit të Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit.

Barcelona e eliminoi mbrëmë Real Madridin nga Kupa e Mbretit, me rezultat të përgjithshëm, 4:1.

Pique ka thënë se ky sukses është i jashtëzakonshëm, duke bërë me dije se askush nuk mund ta arrijë suksesin e tyre.

“Arritja në finalen e gjashtë… Nuk e di nëse kjo që e kemi arritur është diçka që do të ndodhë ndonjëherë më në Kupën e Mbretit. Ne kemi fituar gjithçka gjatë viteve të fundit, por dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha përsëri”, ka thënë Pique, pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Është shumë e veçantë të kualifikohesh edhe në një finale tjetër. Në fakt, e kemi bërë këtë gjë më shumë falë zakonit. Duke e përmbysur rezultatin kundër Levantes, Sevillas e tani edhe kjo ndeshje.”, ka shtuar më tej ai.

Valencia dhe Real Betis do të përballen sonte nga ora 21:00, për ta përcaktuar kundërshtarin e Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli