Piloti i kompanisë ajrore “Wizz air” në fluturimin Madrid – Budapest, mbrëmë i ka bërë një pyetje të pazakontë kontrollorit slloven të fluturimeve.
Siç shkruajnë mediat sllovene, me të hyrë në hapësirën ajrore të Sllovenisë, piloti kishte pyetur kontrollorin e fluturimeve në aeroportin Bërnik të Lubjanës “Më falni, e dini rezultatin nga ndeshja Barcelona – PSG në Ligën e Kampionëve?”.
Kontrollori i fluturimit kishte thënë “Barcelona gjashtë, PSG një”, ndërkohë që reagimi i pilotit kishte qenë “Shkëlqyeshëm, ju faleminderit”.
Biseda mes pilotit dhe kontrollorit të fluturimeve kishte përfunduar me konstatimin e kontrollorit “Më vjen mirë që jeni të lumtur. Urime”./KosovaPress/