Një pacient ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik pas pickimit të Anzës. I njohur si syndromi Kounis, dyshohet se ai pas alergjisë mund të shkaktojë edhe sulm në zemër. Ndryshe njihet si reaksioni anafylaksis, i cili reaksion mbyt deri në 6 njerëz çdo vit në Britani. Një burrë 45 vjeçar ka pësuar sulm në zemër pasi është pickuar nga një anzë, thuhet në një raport mjekësorë të publikuar dje
Një pacient, që nuk i është dhënë emri por që besohet se është nga Blackpool, ka pasur një reaksion të lartë alergjik pas pickimit të Anzës, që ndryshe njihet si sindromi Kounis.
Kjo lloj alergjie që shkakton sulm në zemër, njihet ndryshe edhe si reaksioni anafylaksis – i cili sindrom besohet se vret gjashtë njerëz në Britani për një vit.
Raporti është publikuar në BMJ Case Reports, ku mjekët kanë theksuar se si pacienti ishte pickuar nga një anzë në orën 2:30 të pasdites derisa ishte duke hyrë në makinë.
Brenda pak minutave i tërë trupi i tij ishte mbushur me puçrra dhe skuqur. Një skuqje më vonë ja kishte kapluar tërë trupin, shkruan GazetaExpress.
Pas më shumë se 10 minutave, pacientit ju zhvillua “ndjenja qesharake” në dorën e tij të majtë. Ai e përshkroi atë si një dhembje të fuqishme. Dhimbje mandej kaploi tërë dorën e tij.
Gjendja e tij shëndetësore vështirësohet brenda tri orëve
Në shtëpi pas tri orë, burri filloi të këtë edhe djersë të ftohtë dhe ethe. Ai u ankua se ndiente lodhje të madhe dhe letargji.
Mjekët theksuan se në orën 5:52, partnerja e ti e kishte thirr ambulancën pasi që ai ishte “përgjumur dhe dukej si mos me keq”. Dhimbja e tij nga dora kishte kaluar edhe në shpinë.
Gjatë udhëtimit të tij për në spital, pacienti bie pa ndjenja dhe pëson sulm në zemër. Ndihma e shpejt e ngjallë atë.
Duket se sulmi në zemër ishte shkaktuar nga shpërthimi i arteries kryesore të tij, e cila e kishte ndaluar qarkullimin e gjakut për të shkuar në organ – një gjë që shkakton sulm në zemër, shkruan GazetaExpress.
Zemra e dobët
Në fillim mjekët menduan se sulmi në zemër ishte shkaktuar nga shëndeti i dobët kardiovaskular i burrit, pasi që ai kishte pirë duhan qysh sa ishte një tinejxher.
Duhani njihet si një shkatërrues arterieve, duke shkaktuar yndyrë në vena që ndalojnë qarkullimin e gjakut. Ekspertët tërheqin vërejtjen se pirja e duhanit ju rrezikon nga sëmundjet kardiovaskulare.
Fotografimet treguan se kishte deformime në arterien e tij kryesore, një shenjë që tregon se ai kishte sëmundje koronare, e cila shkakton sulmin në zemër.
Si u trajtua ai
Arteria e tij u shërua me anë të stendës dhe atij ju dha ilaç antialergji nga pickimi i anzës për të parandaluar reaksionin nga ndonjë sulm tjetër.
Si trajtesa shtesë, mjekët i këshilluan atij të merr ilaçin EpiPen, në rast se pickohet nga ndonjë anzë tjetër dhe mund të përjetoi përsëri reaksion të njëjtë.
Por, shkrimi në revistën mjekësore tregon se ky nuk është rasti i parë që pickimi i Anzës mund të shkaktojë vdekje. /GazetaExpress/